

SHBA, 22 dhjetor 2012, NOA – Nëse ka një vend sot në botë që ka pasur më shumë telefonata, ato duhet të jenë zyrat e Administratës së Kërkimit Hapësinor në SHBA, NASA. Mediat amerikane shkruajnë se një lumë telefonatash është bërë gjatë orëve të fundit në zyrat e agjencisë qeveritare amerikane. Përmbajtja e tyre ka qenë e njëjtë: A do të ndodh fundi i botës?
Nuk kanë qenë vetëm telefonatat ato që kanë mbërritur me shumicë. Një zyrtar i NASA thotë për Los Angelos Time se gjatë ditëve të fundit ka marrë me mijëra emaile në adresën personale nga qytetarë nga gjithë bota që kërkonin informacione.
Ndërsa Dan Broun, një zëdhënës i agjencisë, tha NASA zakonisht merr rreth 90 telefonata apo emaile në javë me pyetje nga njerëzit. “Në javët e fundit kemi marrë rreth 300 apo 200 në ditë”, thotë ai.
Ai shton se njerëzit mendojnë se NASA është agjencia e vetme që njerëzit shohin për përgjigje. “Është njëlloj si të marrin zjarrfikësit kur shohin një apartament në flak. Paniku dhe profecia Maja ka bërë të vetën dhe ka shkaktuar shumë tension”, shprehet ai. Broun kritikon dhe rolin e medieve që nuk kanë dhënë asnjë informacion profesional, por u janë referuar skupeve mediatike dhe pseudoshkencëtarëve që kanë fantazuar mbi atë çfarë pritej.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





