Transmetuar më 21-12-2012, 02:50

Sot është 21 Dhjetor 2012, është dita e 355-të e kalendarit gregorian, dita e 356-t në vitin e brishtë kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 10 ditë. Sipas kalendarit islam sot është data 8 e muajit Safer e vitit Hixhri 1434.

Dita zgjat nëntë orë e shtatë minuta.

Dielli lind në orën gjashtë e 58 minuta, ndërsa perëndon në orën 16 e pesë minuta.

Hëna lind në ora 11 e 47 minuta, ndërsa perëndon 22 minuta pas mesnate.

Ju urojmë kudo që jeni, një ditë të këndshme, nga NOA.al

Ndiqni më poshtë, të gjitha lajmet e 24 orëve të kaluara

NOA.al ju sjell gjithçka për të nisur ditën të mirinformuar:

Orarët e avionëve

Moti nga Meteoalb

Këmbimi Valutor

Shtypi i ditës

Lajmet minutë pas minute

TV Live

FOTOGALERI

TË GJITHA LAJMET E DITËS

Kanë ndodhur më 21 Dhjetor

1375. – Vdiq Xhovani Bokaço, poet dhe studiues italian. Ai mbahet mend si autori i historisë, të marra nga përrallat popullore të kohës, me titullin "Dekameroni".

1401. – Lindi Mazaço (emri i vërtetë Tomazo di Xhovani di Simone Guidi), piktor i madh fiorentinas. Paraqitja në mënyre realiste e ngjarjeve të Biblës e bënë atë një pionier të Rilindjes Italiane.

1879. – Lindi Josif Stalin. Mbas vdekjes së Leninit, ai transformoi Bashkimin Sovjetik me anë të një industrializimi brutal dhe eliminime kundërshtarësh në parti. Ai ktheu mbrapsht, invazionin gjerman të Luftës së Dytë Botërore, por ushtritë e tij vazhduan të pushtojnë një pjese të madhe të Europës Lindore. Ai vdiq në vitin 1953.

1903. – U lind një nga 101 martirët shqiptarë që u masakruan në kampin nazist të shfarosjes në Mathauzen të Austrisë, Shezai Qemali. Ai mbante numrin 100.032, nuk kishte emër nuk ka as varr. Në prag të çlirimit të kampit të përqendrimit më 18 janar 1945 u pushkatua bashkë me dy martirë të tjerë antifashistë shqiptarë Lefter Bezhanin dhe Vasil Gjatën dhe u dogjën në krematoriumin e Mathauzenit.

1911. – Gazetari Leonidha Naçi botoi në Korfuz të përjavshmen politike shoqërore në gjuhën shqipe "E drejta". Pas një ndërprerje, fletorja u botua në Korçë në vitin 1923.

1912. – Në emër të mërgimtarëve tanë në Rumani, Pandeli Cale dhe Aleks Stavër Drenova që njihet me pseudonimin Asdreni, urojnë Ismail Qemalin dhe qeverinë e parë shqiptare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

1918. – Lindi Kurt Valdhajm, ish president i Austrisë dhe ish sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ne po këtë ditë të vitit 1971, ai zgjidhet për të kryesuar OKB-në duke marre postin që më pare e mbante U.Thant nga Birmania.

1922. – Noli niset për në Tiranë ku Këshilli i Lartë e ngarkoi ministër të jashtëm të qeverisë së Xhaferr Ypit.

1940. – Vdiq F.Skot Ficxherald, romancier dhe tregimtar amerikan. Ai u bë i famshëm për përshkrimin e kohës së xhazit (vitet ’20) dhe mbahet mend për romanin e tij "Gacbi i madh".

1950. – U përurua hekurudha Peqin-Elbasan me një gjatësi prej 33 km.

1956. – Në teatrin "Migjeni" të Shkodrës u zhvillua Olimpiada e gjashtë Teatrore ku morën pjesë 18 grupe amatore. Në këtë garë artistike për herë të parë spikati talenti dhe humori i lindur i Zef Dedës.

1960. – Mbas dorëheqjes së kryeministrit saudit, princit të Kurores Faizal, mbreti Saud mori në dorë qeverinë e rendit.

1964. – Vdiq françeskani i shquar shqiptar, Justin Rrota. Bashkë me Fishtën, Gjeçovin, Bardhin, Prenushin e Kurtin,  ishte bashkëpunëtor i revistave "Hylli i Dritës" e "Zani i Shna Ndout", i dalluar në studimin e gramatikës shqipe, të sintaksës, morfologjisë e të historiografisë tonë letrare, e në veçanti për njohjen dhe studimin e autorëve tonë të vjetër, sikuse për Buzukun, Matrangen etj. Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të Mesharit të don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Justin Rrota lindi në Shkodër, më 17 shkurt 1889.

1965. – Lindi në Podujevë Fadil Xhafer Gashi. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës në Serbi. Në 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqën dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetëvrasje!

1967. – Luis Vashkanski, pacienti i parë në botë që pësoi transplantimin e zemrës, vdiq 18-te dite pas operacionit.

1968. – "Apollo 8" me astronautët amerikanë Frenk Borman, Xhejms Lovell dhe Uilliam Anders, u lëshua në hapësirë prej raketës "Saturn 5" e nisur nga kejp Kenedi. Tre dite më vonë, ata kryen fluturimin e parë, të njeriut, përreth Hënës.

1973. – U çel në Gjenevë, konferenca e parë e paqes midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Në konferencë qenë të pranishëm Jordania, Izraeli, Egjipti, SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe OKB-ja.

1988. – Një aeroplan "Boing 747" i shoqërisë amerikane Pan AM shpërtheu mbi Lokerbi te Skocisë duke shkaktuar vdekjen e të 259 personave në bord dhe 11 njerëzve ne tokë.

1990. – Shqipëria rrëzoi statujën e fundit, në Evropën qendrore, te diktatorit sovjetik Josif Stalin.

1990 – Qeveria e Shqipërisë urdhëron heqjen e te gjitha simbolet dhe bustet dhe përmendoret e Stalinit.

1992. – 54 persona mbetën të vdekur kur një aeroplan "DC-10" i shoqërisë Martinair, me pushues holandezë, mori flakë në Faro të Portugalisë. Në bordin e aeroplanit gjendeshin 327 pasagjerë përveç 13 te ekuipazhit.

1997. – Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te Serbisë, Milan Milutinoviç, kandidati socialist dhe aleati më i ngushtë i presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç fitoi me 58,6 përqind të votave.

1999. – Një aeroplan i shoqërisë kubaneze të ajrit, me 314 persona ne bord, rrëshqiti në dalje të aeroportit të Guatemala Siti-t duke shkaktuar vdekjen e 18 personave që ndodheshin në bord.

Lindje

1804 – Benjamin Disraeli, shkrimtar dhe politikan britanik

1815 – Thomas Couture, artist francez

1853 – Isolde Kurz, letrare gjermane

1878 – Jan Lukasiewicz, filozof dhe matematicient

1879 – Josif Visarionaviç Stalin, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, nga 1922 deri ne 1953 (v. 1953).

1892 – Walter Hagen, sportist amerikan

1912 – Brita Appelgren, aktore suedeze

1914 – Gunnar Lundén-Welden, kompozitor suedez

1914 – Ivan Generaliq, piktor kroat

1917 – Heinrich Böll, shkrimtar gjerman Nobelist 1972

1918 – Kurt Waldheim, politikan austriak, kryetar i Austrisë nga 1986–1992, dhe sekretar gjeneral OKB1972-1981

1919 – Ove Sprogøe, aktor danez

1921 – Britta Holmberg, aktore suedeze

1926 – Erik Bergman, kompozitor suedez

1930 – Kalevi Sorsa, politikan finlandez

1935 – John G. Avildsen, producent dhe regjisor amerikan

1937 – Jane Fonda, aktore amerikane

1938 – Bedri Myftari, shkrimtar shqiptar

1940 – Frank Zappa, kompozitor, muzikant amerikan

1941 – Ingrid Dahlberg, regjisor dhe producent suedez

1942 – Hu Jintao, Kryetar i Kines 2003-

1943 – Lena Bergman, aktore suedeze

1943 – Jack Nance, aktor amerikan

1946 – Carl Wilson, muzikant amerikan dhe anëtarë të The Beach Boysa

1947 – Paco de Lucia, kitarist spanjoll

1948 – Samuel L. Jackson, aktor amerikan

1948 – Anneli Martini, aktore suedeze

1954 – Chris Evert, teniser amerikan

1963 – Govinda, aktor dhe politikan indian

1969 – Julie Delpy, aktore franceze

1970 – Stefan Löfgren, hendbollist suedez

Vdekje

1907 – Klara Hitler, e ëma e Adolf Hitlerit

Të gjitha lajmet e 24 orëve të kaluara

02:20 | Kryeministri Sali Berisha flet për 21 Dhjetorin dhe "fundin e botës"

02:05 | Si të mbrojmë lëkurën nga i ftohti?

01:46 | Kartolina që i bënë gjithë merak, por që dolën… si sytë e vet! FOTOT

01:33 | Me gjelin e detit bën çudira (FOTOT)

01:15 | Këta djem e vajza janë në party, por mos u ka “ikur” mendja?! FOTOT

01:08 | Si këta babagjyshë të Vitit të Ri zor se keni parë… FOTOT

22:57 | Australia dhe Zelanda e Re tashmë në 21/12/2012: Çdo gjë në rregull, ne jemi këtu!

22:46 | Si mund të shërohet Europa nga kriza ekonomike

22:40 | "Sulmi" korr sukses në festivalin e filmit në Dubai

22:30 | Putin i përgjigjet me të njëjtën monedhë ligjit amerikan

22:19 | Horrori i Newtown-it

22:16 | Ky fshat do t’i mbijetojë “Apokalipsit”, edhe sikur ai të mbërrijë

21:51 | Thaçi në Kuvend: Nuk do të ketë as autonomi e as ndarje të Kosovës

21:30 | “Dashuri e akullt”, studenti tenton të puthë “vajzën prej bore”

20:59 | Binjaket ditën mësuese, natën mundëse

20:41 | "Këshilla" anti-stres për të pritur "fundin e botës"

19:57 | Peterle: Sllovenia do vazhdojë të përkrahë Kosovën, në proceset integruese

19:38 | Ruçi: Do humbisni edhe në Kukës. Patozi: Do fitojmë në 23 qershor

19:04 | Shqiptari ngacmon seksualisht 28-vjeçaren: Më pëlqen shumë

18:28 | Qarku Kukës, Majko: Hetimi që kërkohet, serioz dhe i ligjshëm

17:58 | Art me shkrepëse, “mini-skulptura” të krijuara nga flakët (FOTOT)

17:35 | Durrës, alarm për bombë në Pallatin e Kulturës

17:11 | Nikoliç: Platforma për Kosovën, bazohet në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë

17:02 | Si të shkosh në SHBA, rregullat e reja dhe përgjigje për çdo pyetje që mund të keni

16:45 | Aguilera si “Santa Claus”, feston 32-vjetorin

16:11 | Ekspozohet për publikun një kristal tejet i rrallë (FOTOT)

15:59 | Në tavolinë, zbuloni mënyrën për të ngrënë më mirë

15:43 | Gruaja fut vezë në dollap, e gjen plot me gjarpërinj

15:26 | Mes krizës, pabarazisë dhe ortekut të borxhit

15:18 | Zbulohet planeti i banueshëm, i ngjashëm me Tokën

15:04 | Parashikimi i motit për 21 dhjetor 2012

14:56 | Trafik armësh drejt Italisë, bllokohet i riu në portin e Durrësit

14:36 | Kërpi, pas një dekade fermerët e Shkrelit shpallen të pafajshëm

14:17 | Merr hak për të vëllanë, plumb brenda në lokal

14:03 | Grabitje me armë në Vlorë, “Sfida 3” vë në shënjestër 9 të rinj

13:48 | Berisha: Në dy projekte 27 mijë të punësuar, fund problemit energjitik

13:22 | Simon Cowell pranon: Po dal me Carmen Electra

13:06 | Kristen Stewart: U kërkoj falje fansave

12:59 | Ja kush është artistja e vitit

12:42 | Rihanna tregon tatuazhin në të pasme (FOTOT)

12:25 | Rama: Gjatë qeverisjes së PD u arratisën 1.3 miliardë USD – VIDEO

12:10 | “Unë mund të flas ende”, djali zgjohet pas 7 orësh operacion, nga ndërhyrja e dytë për tumorin në tru

11:49 | Ruçi: Buxheti shton borxhet dhe varfërinë – VIDEO

11:27 | Berisha: Rama, harroje karrigen time – VIDEO

11:11 | Akcizat, Kodheli: Shtohet klientelizmi. Bode: S’ka politika klienteliste

11:01 | Sarandë, gjendet një kufomë pranë fabrikës së tullave

10:55 | Kur shprehja "Një foto vlen sa 1 mijë fjalë" është mëse e gjetur, fotot e javës nga anembanë botës

10:41 | Fajon: Mund të rikthehen vizat për disa vende të Ballkanit

10:28 | Ngjizi fëmijën me një prift, apeli i murgeshës-nënë: Më ktheni time bijë

10:14 | 5 gjërat që e stërmundojnë një mashkull përballë femrës

10:06 | Denoncohet komuna e Korçës, lëshoi leje ndërtimi false

09:55 | Muzika shëron më shpejtë dhe zbeh dhimbjet

09:34 | 2 në pranga në Vlorë, kapen duke vjedhur banesën

09:16 | Paratë jashtë, Rama: 1.3 miliardë USD të arratisura – VIDEO

09:00 | Zgjidhet Miss Univers, kush është mbretëresha bukurisë (FOTOT)

08:43 | Del në treg “parfumi i Jezusit”

08:27 | Pasqyra e shtypit, 20 dhjetor 2012

08:11 | 18 vjeçarja nxjerr në shitje virgjërinë, ja pse u detyrua nga nëna

02:45 | Gazetat përballë mediave online

02:14 | Përreth botës për shkrepjen ideale, shikoni fotot më të gjetura të javës

02:05 | Disa rriten dhe piqen më shpejt e disa më vonë, studiuesit: Ja kush jetojnë më gjatë

01:55 | Kalendari Enciklopedik 20 Dhjetor dhe disa gjëra që duhet të dini për ditën e sotme

01:39 | Si të shkrepni foto ideale para pasqyrës, por kujdes mos e pësoni si këta… (FOTOT)

01:25 | 10 arsyet përse femrat kanë nevojë për femra?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit