Transmetuar më 21-12-2012, 02:20

Në vorbullën e debateve të shumta për 21 dhjetorin datë e përfolur shumë këto kohët e fundit si dita që mund të ndodhë fundi i botës, është përfshirë edhe kryeministri Sali Berisha.

Përmes një prononcim të bërë për publikun, z.Sali Berisha ka folur për datën e shumëdiskutuar duke vlerësuar se 21 dhjetori është si cdo datë tjetër dhe se nuk ka asnjë ndryshim nga çdo datë tjetër që përmban kalendari vjetor.

Në mesazhin e tij, z.Berisha jo vetëm kërkon të qetësojë shqiptarët për ankthin që shumë i kishte pushtuar mbërritja e kësaj date, por edhe ka lëshuar një “lumë” akuzash për skupe mediatike sic i cilësoi ai.

“Të dashur miq, presim datën 21 si çdo dite tjeter. Jehona mediatike e te ashtuquajturës profeci e Maya-ve është e pandershme dhe synon thjesht treg mediatik me "scoope". Ju përshëndes – sb”, – shprehet kryeministri në mesazhin e tij.

Sidomos gjatë ditëve të fundit, ankthi për 21 dhjetorin u shtua shumë. Duke parë këtë sensibilitet, shumë media nga më prestigjiozet në vend dhe në botë, raportuan deklarata të ndryshme, bënë përballje me zëra pro dhe kundër si dhe demonstruan zhvillime në vende të ndryshme të botës.

Edhe noa.al raportoi duke publikuar intervista me astronomë dhe astrofizikantë e po ashtu publikoi ndër të tjera edhe prononcimet zyrtare të NASA mbi të ashtuquajturin fundin e botës. a.b/noa.al/

Paniku për 21 dhjetorin, NASA publikon para kohe videon e 22 dhjetorit: Bota nuk do të marrë fund VIDEO

Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit