










Ndonëse duket e thjeshtë, realizimi i këtyre “mini-skulpturave” me shkrepëse është diçka e rrallë.
Një fotograf ka menduar të realizojë këto objekteve të veçanta krejt rastësisht, teksa ishte duke luajtur me një kuti shkrepëseje.
Sakaq shkoi në studio dhe filloi të ndizte kunjat e shkrepëseve, të cilat më pas i vendosi në mënyra të ndryshme për të realizuar këto “mini-skulptura”, raporton noa.al.
30-vjeçari Stanislav Aristov, ka fotografuar krijimet e tij të realizuara nga flaka e shkrepëseve.
Ai ka realizuar një pemë krishtlindjesh fare rastësisht e më pas ka nisur të realizojë objekte të ndryshme.
Artisti nga Rusia ka krijuar me shkrepëse kullën Eiffel, objekte dhe insekte të ndryshme.
“Isha duke luajtur me një pako shkrepëse teksa vendosa të fotografoja imazhet që kisha krijuar me flakën. Shkrepëset janë një objekt i thjeshtë i së përditshmes por bëhen të veçanta nëse i përdor për arsye të ndryshme”, shprehet ai.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





