

Beograd, 20 dhjetor 2012, NOA- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç gjatë diskutimeve me kryetarët e partive opozitare, ka thënë se platforma për vazhdimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, bazohet në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, popullit serb që jeton në Kosovë si dhe kishave dhe manastireve serbe.
Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca serbe thuhet se Nikolliç ka biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike Dragan Gjilasin, të Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunicën, të Partisë Liberale Çedomir Jovanoviqin dhe me kryetarin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastor.
Gjatë këtyre takimeve, Nikoliç ka thënë se çështja e Kosovës vlerësohet si historike dhe shtoi se duhet që të shtrihet një konsensus i gjerë i të gjithë faktorëve politik.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e partive opozitare kanë njoftuar Nikoliçin se këtë platformë do t’ia paraqesin edhe anëtarëve tjerë të partive të tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





