Transmetuar më 20-12-2012, 15:43

Kishte gjetur vezë ndërsa luante në kopshtin e Queensland, në Australi, por nuk e dinte se kujt kafshe i përkisnin.

Kështu Kyle Cumming, një fëmijë 3 vjeçar i kërkoi të ëmës një kuti ku i futi brenda vezët, për ti ruajtur më tej në dollap.

Por se të kujt lloji ishin vezët e zbuloi mamaja, Donna Sim, pak javë më vonë kur gjeti në dollapin e dhomës së gjumit plot 7 gjarpërinj të llojit të dytë më helmues në botë.

Veterinerët e Wildlife deklaruan se gruaja ishte me shumë fat që i zbuloi zvarranikët sa nuk ishin rritur mirë, që të ishin në gjendje të hapnin kutinë dhe të dilnin.

Zonja Sim siç raporton noa.al deklaroi se u shokua kur gjeti në dollap gjarpërinjtë dhe se nuk e dinte fare se çfarë lloj vezësh ishin ato që i kishte dhënë i biri.

Këta lloj gjarpërinjsh janë shumë të përhapur në Australi dhe cilësohen si ndër shkaktarët kryesor të kafshimeve vdekjeprurëse në vend.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit