Transmetuar më 20-12-2012, 09:55

Muzika ka një efekt mbresëlënës në sistemin tonë imunitar, pasi na shëron më parë dhe zbeh dhimbjet. Muzika është një kënaqësi si për mendjen edhe për trupin, dhe shumë më shumë për shpirtin, njëlloj si seancat e terapisë.

Fakti që muzika është si një lloj ilaçi doli nga një studim i Massachusetts General Hospital dhe Harvard Medical School në Boston.

Mes shumë veprimeve të muzikës në fiziologjinë njerëzore, studiuesit zbuluan se kush dëgjon muzikë e ka të reduktuar hormonin e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit.

Kortizoli luan rol kyç në aktivitetin e metabolizmit dhe sistemit imunitar, pasi shkakton depresion dhe ankth.

Studiuesit siç raporton noa.al e përdorën muzikën në disa raste klinike, ku pacientët që dëgjonin rregullisht muzikë, patën reduktim të ndjeshëm të kortizolit dhe shfaqën shenja përmirësimi më të ndjeshme.

Lidhur me dhimbjet, studiuesit thanë se muzika ishte në gjendje të pakësonte dhimbjet, veçanërisht te pacientët kirurgjik pas operacioneve.

Muzika në këtë mënyrë mund të shihet si një forme mjekimi, ndërsa fal edhe kënaqësi.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit