Transmetuar më 20-12-2012, 08:11

U frymëzua nga një bashkëkombësja e saj, e cila pak kohë më par nxori në shitje virgjërinë e saj për të paguar studimet.

Rebecca Bernardo, 18 vjeç nga Brazili po përdor të njëjtën strategji, por për të nxjerr para për të kuruar nënën e sëmurë dhe për këtë arsye nuk e ka vendosur ende çmimin e vajzërisë së saj.

Rebecca ka një histori të trishtë pas shpine, pasi krahas nënës së sëmurë, i ka vdekur një motër ndërsa babanë nuk e ka njohur kurrë.

Jo për mungesë vlerash por nga halli, Rebecca ka marrë vendimin e rëndë, ku përmes një video ku promovon veten e saj, vajza tregon historinë e jetës, ku përmes saj mendon të gjejë një mashkull i cili të jetë në gjendje të paguajë jo vetëm për të pasur raporte për virgjërinë, por për të ndryshuar jetën e saj.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit