Transmetuar më 19-12-2012, 20:15

Një fëmijë teksa luante në një park publik  në Kanada ka rrezikuar të kthehet në prenë e një shqiponje gjigante.

Shpendi grabitqar, i cili fillimisht ka fluturuar rreth kësaj zone, i është afruar fëmijës rreth 2-vjeç, e ka kapur me kthetrat e tij dhe është larguar, raporton noa.al.

Ndërkohë i ati tejet i terrorizuar nga kjo skenë ka vrapuar pas shqiponjës, e cila lëshoi fëmijën, që fatmirësisht nuk kishte pësuar dëmtime serioze.

“Shqiponja e artë”, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë, ndërsa sipas shkencëtarëve në momentin e kapjes së gjahut, mund të arrijë një shpejtësi prej rreth 240 kilometrash në orë.

b.gj/noa.al

SHIKONI VIDEON KËTU

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit