Transmetuar më 19-12-2012, 17:09

Bruksel, 19 dhjetor 2012, NOA- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton është e kënaqur me rezultatet e arritura në grupet punuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), në të cilat të dy palët janë marrë vesh për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e IBM-së.

“Përfaqësuesja e lartë pret që mirëkuptimi i arritur dje, të mundësojë funksionimin pa pengesa të dy vendkalimeve të hapura më 10 dhjetor, dhe hapjen e dy pikave të tjera deri në fund të vitit, siç janë marrë vesh dy kryeministrat më 4 dhjetor", thuhet në njoftimin e zëdhënësit Michael Mann.

Gjithashtu në këtë njoftim theksohet se puna teknike në lidhje me këto çështje do të vazhdojë më 10 janar, në kuadër të përgatitjeve për takimin mes kryeministrit Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçit më 17 janar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit