

Tiranë, 19 dhjetor 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, që në orët e para të mëngjesit dominuese do të jenë kthjellimet në pjesën më të madhe të tij, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira të herë pas hershme.
Po ashtu edhe gjatë orëve të mesditës pjesa më e madhe e territorit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, sërish zonat malore dhe kryesisht ato veriore do të kenë vranësira duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në vlerat e mëngjesit, po ashtu një rënie të lehtë parashikohet për temperaturat në vlerat e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në detin Adriatk dallgëzimi do të jetë 1 ballë, ndërsa dallgëzimi në detin Jon do të ngjitet në 2 ballë.
Europa
Edhe nesër në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë moti i qëndrueshëm. Situatë kjo e cila do të jetë e ndikuar si pasojë e prezencës së masave ajrore të qëndrueshme kontinentale. Me mot të kthjellët do të paraqitet Europa jugore, Qendrore si edhe Europa veriore.
Ndërsa me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore do të jenë Ishujt Britanike dhe Gadishull Iberik. Po ashtu moti i paqëndrueshëm do të dominoje Francën dhe zonën e Alpeve ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme gjatë orëve të pasdites.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





