Transmetuar më 19-12-2012, 10:53

Tiranë, 19 dhjetor 2012, NOA- Një i ri nga Tirana është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh.

Herger Çitaku 24 vjeç është ndaluar nga policia pasi gjatë muajit maj ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë dy persona Armando Gjypin dhe Jetnor Gjypin.

Ndaj tij Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake.

Në momentin e ndalimit nga policia, Çitakut iu gjet një armë model “Cheska”, kalibër 7.65 mm si dhe një krehër me fishekë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit