
Të dhënat po ngarkohen...

Elbasan, 19 dhjetor 2012, NOA- Një kambist është sulmuar nga disa persona të armatosur, të cilët pasi e kanë qëlluar me armë i kanë marrë shumën e parave që kishte me vete.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku Xhemal Lici 50 vjeç është grabitur sapo ka dalë nga banesa e tij.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al se Lici është qëlluar me armë ndërsa i janë grabitur paratë që mbante me vete.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
