

Pas tragjedisë në Newtown nxënësit kanë filluar të rikthehen në mësim, ndërsa 15 prej tyre mungojnë në bankat e shkollës fillore.
Janë pikërisht këta vogëlushë të shfaqur në këtë fotografi, ata të cilët u vranë nga Adam Lanza, së bashku me mësuesen e tyre në ambientet e shkollës “Sandy Hook”.
Të gjithë fëmijët në këtë fotografi janë identifikuar përveçse njërës që qëndron në mes, e cila mund të jetë vajza që i mbijetoi tragjedisë duke u fshehur nën trupat e pajetë të shokëve të saj.
Qyteti përpiqet t’i kthehet normalitetit, dhe shkollat janë hapur ndërsa fëmijët e “Sandy Hook” janë transferuar në një tjetër ambient, raporton noa.al.
Por klima në këtë qytet nuk është e qetë. Prindër të ndryshëm kanë përzgjedhur të mos i dërgojnë ende fëmijët në shkollë, ndërkohë që policia premton siguri.
Kjo fotografi, e realizuar pak muaj më parë, e bën dramën edhe më të rëndë pasi shfaqen imazhet e qeshura të 15 “engjëjve”, të cilët nuk jetojnë më.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





