Transmetuar më 18-12-2012, 17:14

Pikturat janë të bukura dhe realizimi i tyre është tepër i vështirë pasi kërkon durim dhe fantazi.

Të vendosur për të krijuar diçka të veçantë dhe tërheqëse, dy artistë kanë bashkëpunuar për realizimin e këtyre pikturave mahnitëse, raporton noa.al.

Chadwick Gray ka qëndruar me orë të tëra pa lëvizur, pasi trupi i tij është përdorur në këtë rast si një kanavace e thjeshtë, ku artistja dhe mikesha e tij Laura Spector, ka krijuar piktura të mrekullueshme dhe speciale.

Chadwick dhe Laura janë miq dhe artistë nga New York dhe kanë shëtitur në vende të ndryshme të botës për të vizituar muzetë dhe për të gjetur imazhe, ku reflektohen momente historike dhe për t’i pasqyruar në krijimet e tyre të veçanta.

Gray tregon sesa e vështirë ka qenë për të qëndrimi për orë të tëra pa lëvizur në mënyrë që Laura të realizonte këto piktura.

Ndërsa artistja shprehet se shumë njerëz i pëlqejnë këto krijime pasi u duket diçka krejtësisht ndryshe.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit