Transmetuar më 18-12-2012, 12:08

Fier, 18 dhjetor 2012, NOA- Fieri dhe këshilli i këtij qarku që kushtëzoi për një kohë të gjatë nga ana e opozitës votimin e tre ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat, është rikthyer sërish në vëmendje ditën e sotme.

Dy kryetarët e këtij qarku Vangjel Ndreko i Partisë Socialiste she Artur Shehu i Partisë Demokratike kanë zhvilluar dy mbledhje të ndryshme në dy ambiente të ndryshme, ku këshilltarët e majtë u mblodhën mënjanë dhe të djathtët mënjanë.

Në ambientet e bashksië Vangjel Ndreko mblodhi këshilltarët socialistë, ndërsa të djathtët e Shehut po në të njëjtën orë u mblodhën në një sallë konferencash.

Në fjalën e tij Shehu deklaroi se nuk ka vendim gjykate që ka shpallur kryetar Ndrekon, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat pretendon se është kryetari i këshillit, pasi sipas tij të djathtët kanë kuorumin e nevojshëm me 50 këshilltarë.

Nga ana e tij kryetari socialist i qarkut Fier Vangjel Ndreko pretendon se PD nuk ka kuorumin e nevojshëm të këshilltarëve, ndaj mbledhja e demokratëve është e paligjshme.

Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e majit 2011 Vangjel Ndreko u zgjodh kryetar i qarkut, por u rrëzua në 19 shtator të vitit 2011 nga të djathtët në një mbledhje të posaçme ku u deklaruan Artur Shehu kryetar. Këshilli i Qarkut Fier ka në total 96 këshilltarë.

a.y/noa.al

Rama: “Fieri” është marrë peng për qëllim të qartë elektoral

“Fieri”, Meta: Integrimi, nuk mund të ndalet për një problem lokal

“Fieri”, Berisha-Ramës: Ja oferta ime për kompromis politik

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit