Transmetuar më 18-12-2012, 07:09

18 Dhjetori është dita e 352-të e kalendarit gregorian – dita e 353-t në vitin e brishtë – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 13 ditë. Sipas kalendarit islam sot është data 4 e muajit Safer e vitit Hixhri 1434.

(Lexoni më poshtë: Çfarë është Kalendari Islam).

Dita zgjat nëntë orë e tetë minuta.

Dielli lind në orën gjashtë e 56 minuta, ndërsa perëndon në orën 16 e katër minuta.

Hëna lind në ora 10 e 22 minuta, ndërsa perëndon në orën 22 e 16 minuta.

Lindje

1878 – Josif Stalin, politikan rus

1913 – Willy Brandt, politikan gjerman dhe kancelar i Gjermanisë nga 1969. deri 1974.

1980 – Christina Aguilera, këngëtare amerikane

Vdekje

1737 – Antonio Stradivari, prodhues italian i violinave

1803 – Johann Gottfried Herder, letrar gjerman

1980 – Dobriša Cesariq, shkrimtar kroat

1981 – Vrau veten kryeministri i Shqipërisë, Mehmet Shehu

NOA.al ju sjell gjithçka për të nisur ditën të mirinformuar:

Orarët e avionëve

Moti nga Meteoalb

Këmbimi Valutor

Shtypi i ditës

Lajmet minutë pas minute

TV Live

FOTOGALERI

Kanë ndodhur më 18 Dhjetor

1398. – Luftëtari turk Timur Lenk pushton Delhin.

1737. – Vdiq Antonio Stradivari, prodhues italian i violinave. Të njohura për cilësinë e tyre mahnitëse të zërit, violinat e tij janë akoma dhe sot më cilësoret.

1863. – Lindi Franc Ferdinand, Arkiduka i Austrisë. Vrasja e tij në Sarajevë në vitin 1914 i dha shkëndijën zinxhirit të ngjarjeve që çuan në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

1865. – Me ratifikimin e amendamentit të 13-të, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, abrogohet (hidhet poshtë) skllavëria.

1903. – Traktati SHBA-Panama vendos zonën e Kanalit nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt një qiraje vjetore.

1913. – Lindi politikani gjerman Vili Brand. Kryetar Bashkie i Berlinit në vitet 1957-1966 dhe kancelar prej vitit 1969, ai u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 1974 për shkak të zbulimit të sekretares së tij si agjente e Gjermanisë Perëndimore. Ai fitoi çmimin ‘Nobel për paqen’ në vitin 1971.

1916. – Gjatë Luftës së Parë Botërore, beteja 10-të mujore e Verdynit përfundon me humbje kolosale; rreth 543.000 forca franceze dhe 434.000 forca gjermane mbetën të vrarë në këtë betejë.

1940. – Një plan sekret, i ideuar nga Adolf Hitleri, urdhëron shtabin e përgjithshëm gjerman të përgatitet për invadimin e Rusisë, nën emrin e koduar "Operacioni Barbarosa".

1947. – Lindi Staen Spilberg, krijuesi i famshëm i filmit amerikan. Ndër filmat e tij përfshihen "E.T", "Xhurasik park" dhe "Lista e Shindlerit".

1971. – Vdiq Bobi Xhons (Robert Tajer Xhons), lojtar amerikan golfi. Ai ishte lojtari i fundit që arriti të fitojë katër turnetë më të rëndësishme të golfit të një viti dhe pikërisht në vitin 1930.

1980. – Vdiq nga një atak zemre Aleksei Kosigin, ish- kryeministër i Bashkimit Sovjetik. Ai ishte kryeministër nga viti 1964 deri në vitin 1980.

1989. – Bashkimi Sovjetik dhe Komuniteti Europian nënshkruan një pakt bashkëpunimi ekonomik, të cilin e cilësuan si fillim të një integrimi më të ngushtë pan-europian.

1993. – Vdiq në moshën 74 vjeçare Sem Uonemejker, aktor dhe regjisor amerikan që drejtoi fushatën për rindërtimin e Teatrit Shekspirian "Globe" në Lumin Tamiz të Londrës.

1995. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës transportojnë me anë të ajrit, trupat e tyre për në Bosnje, për t’u bashkuar me ato të NATO-s ne misionin me te madh ushtarak të organizatës.

1998. – Endru Lovern denohet me vdekje ne Karolinën e Jugut. Ky ishte ekzekutimi i 500-të, mbas rivendosjes së dënimit kapital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1977. 2000. – Mikroorganizma të fosilizuara gjenden në brendësi të një meteoriti që ra në tokën australiane 30 vjet më parë.

2001. – Gilbert Becaud (Zhilber Beko), këngëtar francez, vdes në moshën 74 vjeç pas një sëmundjeje.

2002. – Gjykata e Lartë gjermane bllokon ligjin për emigracionin, duke i dhënë një "shuplakë" qeverisë së kancelarit gjerman Gerhard Schroeder, që hartoi projektligjin për të pranuar më shumë të huaj në vend.

2005. – Në zgjedhjet presidenciale në Bolivi fitoi Evro Morale, si pjesëtar i popullit indan Ajmari.

2006. – Vdiq Xho Barbera, bashkëautor me Bil Hanon i filmave vizatimorë si Tomi dhe Xheri, familja Kremenko dhe Skubi Dy. Barbera suksesin e parë e përjetoi me filmat vizatimorë Tomi dhe Xheri. Dy krijuesit filluan krijmtarinë e tyre në vitet 30-të ndërsa suksesin dhe popullaritetin e arritn në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Çfarë është Kalendari Islam

Edhe para ardhjes së Islamit, arabët kanë përdorë kalendarin hënor. Ky kalendar – që është 11 ditë më i shkurtë se kalendari gregorian – nuk i pasonte sezonet (stinorët). Haxhxhi në atë kohë të adhurimit të idhujve ka qenë më shumë si një festival i madh, dhe pasi kalendari hënor nuk pasonte sezonet, Haxhi është mbajtur në muaj të ndryshëm çdo vit. Kjo ka nënkuptuar se gjatë viteve të caktuara, Haxhi ka ardhur në kohë kur gruri nuk ka qenë gati për korrje dhe kështu nuk ka qenë në shitje. Në këtë mënyrë ka prishur përgatitjet për të festuar këtë ngjarje.

Për këtë shkak arabët zbuluan një metodë për të tejkaluar këtë tollovi duke shtuar një muaj në kalendar në vite të caktuara. Kjo metodë u quajt kabisa – koha kur Haxhi duhet të të arrijë dhe kështu u bë i ndryshueshëm, dhe njoftimi për datën e tij vazhdimisht bëhej të gjatë Haxhit paraprak. Ky njoftim fillimisht ishte përgjegjësi e një personi të quajtur Kalammas. Kalammasi ishte nga fisi Beni Kinane, fis nga i cili Hashimi (464-546 e.s.) ishte pasardhës dhe i cili më vonë u bë baba (kryeplak) i fisit Kurejsh (fisi i Muhammedit, alejhis-selam). Kalamasi ishte po ashtu përgjegjës për të njoftuar se cili muaj duhet të pasohet nga muaji plotësues, i trembëdhjetë. Të gjithë ata që e morën këtë detyrë për të njoftuar kohën e Haxhit quheshin Kalammasa. Muhamedi, alejhis-selam, ka vendosur të mos vazhdohet praktika e kabisas dhe ka refuzuar kalendarin Kalammasi. Kalendari hënor është përdorë ashtu siç është projektuar nga Allahu dhe koha e Haxhit ishte caktuar për ditë të njëjtë të çdo viti hënor.

Fillimi i kalendarit Hixhri pranohet si viti kur Profeti Muhamed (a.s.) u shpërngul nga Meka për në Medine. Dita e parë e muajit Muharrem të vitit të parë Hixhri ka qëlluar ditën e premte 16 korrik 622. Një vit Hixhri ka 354.367 ditë.

Kjo është koha që hëna rrotullohet 12 herë rreth tokës. Viti Hixhri është 10.875 ditë më i shkurtër se viti diellor që përdorim ne.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit