

Majami, 17 dhjetor NOA-Është quajtur “shkolla e tmerreve” pas një zbulimi të frikshëm nga një grup antropologësh të një universiteti në jug të Floridës, nëpërmjet verifikimit të dokumenteve historike.
Janë gjetur më shumë se 96 kufoma të fëmijëve të vrarë dhe të varrosur në kopshtin e shkollës Arthur G. Dozier School for Boys
Zbulimi është bërë disa ditë më parë, por hetimi kishte nisur që nga viti 2008.
Kjo shkollë u mbyll vetëm një vit më parë, për shkak të problemeve financiare.
Sipas mediave vendase, duket se të rinj të pambrojtur kanë qenë viktima të përdhunimeve dhe vrasjeve në këtë shkollë riedukimi dërguar atje nga familjet e tyre.
Instituti është hapur më shumë se një shekull më parë, në vitin 1900.
Lajmi i parë filloi të dalë në sipërfaqe, kur disa persona të cilët kishin qenë ish nxënës në këtë shkollë në vitet ’50 – ’60, deklaruan se ata ishin rrahur shumë herë, dhe kishin qenë viktima të abuzimit.
Vite më parë institucioni ishte nën hetim pasi disa denoncimeve të ardhura për abuzim fizik dhe mendor ndaj fëmijëve.
Por, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të provojnë se vdekjet ishin shkaktuar nga stafi i riedukimit. Antropologët kanë gjetur, megjithatë, se vdekjet datojnë në periudhën 1914-1973 dhe përfshijnë dy anëtarë të stafit të institutit dhe 96 djem të moshës 6 deri në 18 vjeç.
Nuk ka asgjë më të keqe se të zbulosh ekzistencën e një shkolle horror: shkolla duhet të jetë në fakt një nga institucionet që, përveç sigurimit të arsimit dhe të mësuarit të nxënësve, duhet të sigurojë dhe sigurinë e jetës së tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





