Transmetuar më 17-12-2012, 12:37

Pekin, 17 dhjetor 2012 NOA– E premtja, sipas profecisë së Maya, duhet të jetë dita e fundit e jetës në tokë. 21 dhjetori vazhdon të sjellë nga e gjithë bota një shi lajmesh. 23 fëmijë të një shkolle fillore janë masakruar nën ndikimin e thashethemeve rreth përfundimit të botës në lidhje me profeci Maya. Policia lokale deklaroi se fëmijët ishin të moshës midis gjashtë dhe 12 vjeç dhe kanë  pësuar dëmtime në fytyrë dhe duart. Menjëherë ato janë dërguar në spital dhe asnjë nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja  ndodhi në fshatin Chenpeng në Henan.

Min Yongjun, 36 vjeç, ka shkuar fillimisht me një thikë në dorë në shtëpinë e një gruaje të moshuar dhe pastaj është drejtuar në një shkollë fillore aty afër. Këtu ai ka filluar të godasë me thikë fëmijët.

"Unë dëshiroja të parashikoja fundin e atyre fëmijëve të pafajshëm", i ka thënë policisë autori i ngjarjes.

Frika e mbarimit të botës ka bërë që në Napoli të lëshohet “Corno show”, një projekt që përfshin instalimin e 36 skulpturave fatsjellëse me brirë.

Një person në Kinë ka ndërtuar me kursimet e tij një arkë të madhe.

Gjithashtu në web për ditë flitet për fundin e botës.

Pas ditës fatale shpresojmë se nuk do të ketë më psikoza specifike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit