Transmetuar më 17-12-2012, 11:01

Rachel D’Avino

Një mësuese e zakonshme por e kthyer në heroinë në Connecticut, ku 20 vjeçari Adam Lanza vrau plot 27 vetë, mes tyre edhe mësuesen 29 vjeçare Rachel D’Avino, u vra duke mbrojtur nxënësit e saj.

Mësuesja natën e Krishtlindjeve do merrte lajmin e saj të shumëpritur, i dashuri do i propozonte për martesë.

E ekzekutuara, mësuese në Sandy Hook Elementary School, kishte tentuar ta largonte vrasësin nga fëmijët duke i fshehur ata, por plumbat e 20 vjeçarit që shkaktoi tragjedinë nuk i kursyen jetën.

Mikja e saj Lissa Lovetere, tregon për mediat se i dashuri i mësueses është i shkatërruar pasi natën e Krishtlindjeve kishte planifikuar ta befasonte duke i propozuar.

“Rachel kishte instinkte mëmësore, ajo kujdesej për njerëzit. Puna me fëmijët e bënte të lumtur”, shprehet Lovetere.

a.y/noa.al

Masakra në SHBA, mësueset mbrojtën me trupat e tyre fëmijët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit