

Ekspertja në seksologji Karen Siff Exhorn ka rreshtuar një listë me 5 këshilla se si mund të kalohen festa të nxehta mes çifteve.
-Ushqimi bën rimë me raportet seksuale. Ushqimi është një stimul i mirë për ndjenjën e dashurisë, ndaj këshillohen që ushqimet që do serviren në tavolinë të kenë në mesin e tyre edhe me efekte afrodiziake. Në tavolinë sipas Exhorn thuhet se nuk duhet të mungojë çokollata.
– Vera. Në të gjitha format e saj, kjo pije është një stimulues perfekt seksual, veçse nuk duhet tepruar.
-Lojëra. Gjate festave të fundvitit nuk duhet të mungojnë lojërat e ndryshme pse jo edhe ato me letra që vendosin kushte.
-Puthja në mesnatë. E do edhe tradita por në një ambient të ngrohtë, kjo puthje ngjall ndjenja erotizmi dhe nuk ndalet vetëm me aq…
-Sa më shuam lehtësi. Këshilla e fundit që jep ekspertja siç raporton noa.al është që festat të mos përjetohen me stres. Ndodh shpesh që blerjet, dhuratat por edhe organizimi i festimeve të shoqërohen me tension, por kjo situatë duhet shmangur.
Raportet intime shprehet Karen Siff Exhorn ndikojnë në shtimin e disa hormoneve që krijojnë sens lehtësie dhe çlirimi nga stresi. Ndaj një mënyrë për të hequr tensionin, mjafton të shijohen disa momente intimiteti.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





