Transmetuar më 17-12-2012, 08:46

Librazhd, 17 dhjetor 2012, NOA- Konflikti për pronën ka degraduar në një ngjarje të rëndë ku fqinji ka djegur fqinjin me benzinë.

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se Jashar Hoxha u arrestua për tentativë vrasje pasi ndërsa Servet Poçi kishte qenë për darkë në shtëpinë e tij për të zgjidhur një problem të vjetër pronësie, në kohën që e ka përcjellë i zoti i shtëpisë i ka hedhur benzinë në fytyrë dhe trup duke i vënë flakën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Poçi u dërgua me urgjencë në spital në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore prej plagëve të marra, ndërsa autori i ngjarjes u vu në pranga.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit