Transmetuar më 16-12-2012, 23:21

Skenderaj, 16 dhjetor –  Një femër nga fshati Ternac i Skënderajt, të shtunën mbrëma ka tentuar të bëjë vetëvrasje, ka njoftuar policia përmes një komunikate për media, të dielën.

Sipas policisë vetëvrasja është tentuar të bëhet duke i prerë venat. Viktima sapo është ikasur është dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore  ajo është dërguar në shtëpi.

Policia nuk ka dhënë detaje  për moshën e viktimës, vendin ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe as për motivet e këtij akti kundër trupit dhe jetës së vet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit