Transmetuar më 16-12-2012, 21:23

Tiranë, 16 dhjetor 2012, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme stacioni i Trenit në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor duke e dëmtuar rëndë.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al i aksidentuari dyshohet se është efektiv i policisë ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Aktualisht i dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën e parë, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit