Transmetuar më 16-12-2012, 20:19

Macerata, 16 dhjetor 2012, NOA- Një bandë hajdutësh e përbërë nga 6 vetë u vu në prangat e policisë italiane e akuzuar për një sërë vjedhjesh në apartamente, vila e lokale në zonat e Teramo, Ancona dhe Macerata.

Të ndaluarit siç raporton noa.al u identifikuan si tre shqiptarët Titi Gjonaj 35 vjeç, Almarin Gjonaj 27 vjeç dhe Artur Precaj 27 vjeç.

Krahas tyre u ndaluan edhe rusët Umar Midov 35 vjeç, Marat Gutyakulov 29 vjeç dhe anëtarja femër e grupit Maryana Sukha 33 vjeç e cila u dërgua në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së saj shtatzënë.

Të ndaluarve iu gjetën disa çelësa makinash, një makinë tip Golf e vjedhur dhe brenda saj çelësa apartamentesh, kaçavida dhe mjete të tjera që i ndihmonin në veprimet e tyre.

Në apartamentin e shqiptarëve u gjet një karabinë, një armë gjysmë automatike, bizhuteri të ndryshme dhe 6 mijë euro.

Nga ana e policisë thuhet se materialet e vjedhura ata i shisnin në tregun vendas, ndërsa materialet që nuk u shiteshin i dërgonin në vendin e tyre të origjinës.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit