
Të dhënat po ngarkohen...

Fier, 16 dhjetor 2012, NOA- Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Verbas të Fierit.
Sipas të dhënave të para mësohet se një makinë me targa të Fierit ka dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 51-vjeçari me inicialet A. J, raporton noa.al.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte automjeti.
Policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
