Transmetuar më 16-12-2012, 10:12

Newtown 16 dhjetor 2012, NOA- Lot, lule dhe trishtim janë këto fjalët e pakta me të cilat mund të përshkruhet situata në Newtown, Connecticut, ku 20-vjeçari Adam Lanza, vrau në shkollë 20 fëmijë dhe gjashtë mësuese, ku më herët kishte vrarë edhe nënën e tij e më pas i ka dhënë fund jetës.

Lidhur me këtë ngjarje tepër të rëndë ka folur edhe babai i killerit, ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave, i cili ngushëllon familjet e viktimave, raporton noa.al.

Peter Lanza, i cili ishte divorcuar me Nancy Lanza në vitin 2009 dhe prej pak kohësh ishte rimartuar, ka shprehur dhimbje për viktimat.

“Familja jonë është në zi dhe qëndron përkrah njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi e madhe. Zemrat tona janë pranë familjeve dhe miqve që kanë humbur të dashurit e tyre si dhe qëndrojmë pranë atyre që kanë mbetur të plagosur. Nuk ka fjalë për të shprehur këtë dhimbje. Do të përpiqemi për të marrë përgjigjen e mundshme, dhe ne do të kërkojmë arsyen e kësaj ngjarje të rëndë”, shprehet i ati i killerit.

Ndërkohë që një tjetër dhimbje më e madhe është ajo, e babit të njërës prej viktimave, 6-vjeçares Emilie.

Robbi Parker, me sytë e përlotur ngushëllon familjet e prekura nga kjo tragjedi, përfshi edhe familjen e vrasësit.

“Nuk mund të imagjinohet sesa e vështirë është kjo eksperiencë për ju. Keni dashurinë dhe mbështetjen e familjes sonë. Emilie përhapte dritë kudo që shkonte, nuk e di sesi do mund të përballoj një gjë të tillë. Bashkëshortja ime dhe unë nuk e dimë sesi do e kalojmë këtë dhimbje”, shprehet ai.

Ndërkohë që presidenti i SHBA, Barack Obama do të shkojë sot në Newtown për të ngushëlluar familjet e viktimave.

b.gj/noa.al

Rrëfimi i Mërgimit, shqiptari që pa nga afër tragjedinë e SHBA

Masakra në SHBA, mësueset mbrojtën me trupat e tyre fëmijët

SHOK: Adami që kreu masakrën, mamaja e mësoi të vriste (FOTOT)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit