Transmetuar më 16-12-2012, 04:36

Tiranë, 16 dhjetor 2012 NOA- Alarme vijnë për një black out që mund të na lërë në errësirë javën e ardhshme pa shërbimet esenciale, ujë dhe nevojat themelore. Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike do të shkaktohet nga aktiviteti diellor apo eksperimente ushtarake? Do të jetë një sinergji mes dukurive natyrore dhe atyre të detyruara? Çfarë do ndodhë?

Këtu ne kujtojmë deklaratën e fundit të fizikantit Mikio Kaku në lidhje me këtë temë. Shkencëtari japonez, gjatë transmetimit radiofonik “Coast to coast” deklaroi se Toka kalon nëpërmjet dhjetorit 2012 dhe majit 2013, një fazë shumë kritike.

Do të jetë një periudhë e prekur nga fenomene ndoshta kosmoklimatikë shumë intensive. Janë fenomene që ndikojnë në plazma, fushat magnetike, rrezatimet dhe energji të tjera të emetuar në atmosferën e Tokës, por edhe në hapësirë ​​ndërplanetare dhe nganjëherë në hapësirën ndëryjore.

Mikio Kaku pohoi: "Kohët e fundit, Dielli ka treguar një “temperament tekanjoz”, me disa shpërthimeve gjigante […] është frika që një nga këto eruzione të fuqishme mund të godasë planetin, siç ndodhi në vitin 1859, ku u shkaktuan dëme serioze në komunikimin telegrafik". (Kjo i referohet "eventit Carrington)

Në fakt, aurorat boreale ndodhën muajin e kaluar në Suedi dhe një episod i përfolur i njëjtë në Novgorod. Mos harroni se aurorat polare zakonisht ndodhin në latitudes më të mëdha se ato në të cilat ndodhen Suedia dhe sidomos Rusia.

Ja se çfarë raportoi shtypi rus lidhur me këtë ngjarje:

"2 dhjetor 2012, ora 20:15. Në disa zona të Novgorod dritat janë ndërprerë për disa sekonda pasi u shfaq në qiellin e natës një shkëlqim. Video është marrë, nga një kamera e montuar në një makinë, e cila ecte përgjatë rrugës me radion e hapur.

Papritmas shihet mes reve një blic, muzika ndalon dhe çdo gjë zhytet në errësirë. Nuk duket se ka qenë shkreptimë, bubullimë, rrufe, pasi nuk është dëgjuar asnjë prej tyre. Autoritetet pohuan se problemi ishte shkaktuar nga një mace.

k.a./noa.al

Si gjithmonë, NOA.al mbetet racionale. Gjithsesi pritet fjala e shkencës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit