

Në pamje të parë duket sikur kjo pasagjere autobusi ka dhimbje në stomak. Por shumë shpejt pamjet e kamerës që monitoron lëvizjet në autobus dhe në stacionet e mjetit të transportit urban, provojnë se bëhet fjalë për ardhjen e një bebeje në jetë.
Filmimet tregojnë se kinezja 39 vjeçare, Wang Liyang po lind një fëmijë. Ndërkohë djali i saj trevjeçar rri e vështron aty pranë.
Sakaq pasagjerët shtangen me atë që shohin dhe menjëherë vihen në lëvizje për ta ndihmuar. Video tregon se si pasagjerët i vijnë në ndihmë, ndërkohë që autobusi nxiton drejt spitalit në Chengdu, në provincën Sichuan. Shoferi i autobusit e dërgon gruan në spitalin ku u nis duke i dhënë fund pa probleme këtij incidenti.
SHIKONI VIDEON: Një grua lind duke udhëtuar në një autobus
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





