Transmetuar më 16-12-2012, 01:19

Ndërsa mbarë opinioni publik po merret gjerësisht me masakrën masive të ndodhur në Konektikat, një prag masakre e ngjashme u regjistrua në Oklahoma, po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Semi (Sammie Chavez), 18 vjecari që shikoni në foto, u arrestua në të njëjtën ditë kur 20 vjecari Adam Lanza, në një shkollë fillore të Connecticut të NewTown hapi zjarr duke vrarë të paktën 27 persona, prej tyre 20 fëmijë.

Nxënësi i shkollës së mesme shteterore në shtetin amerikan të Oklahomës u arrestua ne oren 10:45 te se premtes nën akuzat për komplot me qëllime vrastare në masë, pasi tentoi  të vinte një bombë në një shkollë në qytetin Bartlesville, ben te ditur TV FOX23.

Policia arrestoi 18-vjeçarin Sammie Chavez të premten në mëngjes, pasi një ditë më parë kishin diktuar planin e tij.

Sipas raporteve të mediave lokale në Oklahoma, Chavez ka kërcënuar se do të vriste nxënësit të cilët nuk e ndihmonin dhe kishte planifikuar në shenjë hakmarrjeje, ditën për të aktivizuar bombën.

Plani u zbulua nga policia, nuk dihet në c’mënyrë dhe ai u arrestua. Për lirimin e tij policia kërkoi nga gjykata garanci të lartë dhe u pranua dhënia e lirisë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor në këmbim të ngrirjes së 1 milion USD.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit