

SHBA, 15 dhjetor 2012, NOA- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pësoi të shtunën një gjendje të fikti, si pasojë e një virusi në stomak.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, mësohet se sekretarja Clinton ka humbur ndjenjat dhe ka përplasur kokën, ndërkohë që tani po pushon në shtëpinë e saj dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.
Humbja e ndjenjave mesa duket është shkaktuar nga virusi në stomak, që ka përkeqësuar edhe shëndetin e Hillary Clinton.
“Clinton ndodhej në shtëpi për shkak të shqetësimeve në stomak kur papritur i ka rënë të fikët. Mjekët e kanë këshilluar të punojë në shtëpi”, ka shpjeguar zëdhënësi Philippe Reines.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





