

Firenze, 15 dhjetor 2012, NOA- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari, i cili tentoi t’i shpëtonte kontrollit të uniformave blu, duke u fshehur pas një ndërtese, është prangosur.
Gjatë kontrollit atij i është gjetur e fshehur në xhup 540 gramë marijuanë dhe në xhepat e pantallonave mbante një thikë, raporton noa.al.
Më pas, policia vijoi kontrollin edhe në banesën e shqiptarit në Novoli, ku u gjet dhe sekuestrua 82 gramë lëndë narkotike, e fshehur brenda një dollapi në njërën prej dhomave të gjumit, raporton noa.al.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe dy peshore elektronike, të cilat përdoreshin për ndarjen e drogës.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





