

















Carla Bruni nga një modele e pasarelave të modës u zhvendos në Pallatin presidencial dhe për disa vite ishte zonja e Parë e Francës.
Stili i saj ka qenë gjithnjë special, i thjeshtë dhe i veçantë, raporton noa.al.
Një ndër modelet më të bukura të viteve 1980 dhe 1990, modelja, aktorja dhe këngëtarja Carla Bruni edhe në ditët e sotme, është tepër elegante, ndërkohë që me kalimin e kohës ndërhyrjet estetike në fytyrën e saj janë shtuar.
Sigurisht që ajo ka arritur suksese si në modë dhe në kinema, por le të shohim nëpërmjet këtyre fotografive ndryshimin e imazhit ndër vite, të ish-zonjës së Parë të Francës.
Carla Gilberta Bruni Tedeschi është lindur në 23 dhjetor të vitit 1967 në Torino, dhe më pas familja e saj transferohet në Paris kur Carla ishte vetëm 6-vjeç.
Në moshën 19-vjeçarare u bë pjesë e modës dhe më pas në vitin 1993 ajo shfaqet në kopertinën e një reviste të njohur të asaj kohe.
Ndërkohë që në vitin 2001, shfaqet në ekranin e madh të kinemasë në filmin e Woody Allen.
Në vitin 2008, Bruni martohet me Sarkozy, presidentin francez, por para se të lidhej me të ajo ka pasur histori të tjera dashurie.
Mes historive të saj të dashurisë është edhe lidhja me profesorin e filozofisë, me të cilin në vitin 2001 lindi dhe një fëmijë.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





