

Itali, 15 dhjetor 2012, NOA – Një grua nga Shqipëria rrezikon të dënohet me 30 mijë euro gjobë për kontrabandë cigaresh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Levaldigi” në zonën e Piemontes në Itali. Gruaja 55-vjeçare nga Shqipëria, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia, është ndaluar në doganë, pasi kishte me vete 6 kg duhan.
Ajo është ndaluar gjatë kontrollit të policisë për kontrabandë, raporton noa.al. gruaja mendohet se e ka marrë duhanin nga Shqipëria për të afërmit e saj që jetojnë në Itali. Ndërkohë që ligji italian ndalon futjen e duhanit në sasira të mëdha.
Sipas Policisë Financiare, për çdo gram duhan, gruaja rrezikon të dënohet me 5 euro gjobë, në total rreth 30 mijë euro.
Policia ka ndaluar edhe dy ditë më parë një tjetër qytetar shqiptar që kishte hyrë në Itali me një sasi prej 80 paketash të markave nga ndryshme. Edhe ndaj tij mësohet se është vendosur një gjobë e majme për kontrabdën. A
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





