Transmetuar më 14-12-2012, 20:58

Një rekord ka ndodhur në Romë të Italisë me një picë të përbërë nga 9 mijë kilogramë miell, plus elementë të tjerë sipër.

Pica gjigante siç raporton noa.al është quajtur "Ottavia", dhe është vepër e  "Record Pizza Men", një skuadër e përbërë nga 5 kuzhinierë të cilët përmes veprës së tyre siguruan një vend në Guinnes World Record.

 Në radhët e përbërësve të saj përveç 9 mijë kg miell, janë 4 mijë kg salcë domate, 4 mijë kg mozarela, 190 kg vaj, 675 kg margarinë, 250 kg kripë, 100 kg rukola, 25 kg uthull, ndërsa pesha totale shkon 23.250 kilogramë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit