

Në kohët e vështira ekonomike që duket se po mbërrijnë, sjellja në jetë e një fëmije, gjithmonë bëhet e menduar mirë.
Por duhet të dini, se familjet e mëdha, sidomos ato të cilat kanë të paktën katër fëmijë brenda tyre, i kanë më të larta aspektet e tyre shëndetësore dhe mendore gjithashtu.
Në veçanti gratë, të cilat janë më të mbrojtura se të tjerat, nga sëmundjet e zemrës.
E kjo, mesa duket, iu referohet efekteve pozitive që mbart shtatzënia. Të paktën kjo është ajo që duket nga rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego (Shtetet e Bashkuara), botuar në revistën shkencore
"Fertility and Sterility".
Sipas të cilit, tek një nënë e 4 ose më shumë fëmijëve, është më pak e predispozuar për t’u zhvilluar ndonjë sëmundje e zemrës.
Hulumtimi përfshiu 1.300 gra dhe analiza e të dhënave të tyre shëndetësore, tregoi se nënat e familjeve të mëdha e kanë rrezikun për të vdekur nga ndonjë sëmundje e zemrës, rreth gjysmës së asaj që paraqesin femrat me më pak fëmijë, ose që nuk kanë lindur kurrë.
Kjo, sipas studiuesve, është për shkak se nivelet e larta të hormoneve gjatë shtatzënisë, mund të kenë efekte të dobishme në zgjerimin e enëve të gjakut.
"Kjo është një simptomë e shëndetit të plotë”, tha Jacobs Marni, autori kryesor i hulumtimit.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





