Transmetuar më 14-12-2012, 22:16

Të vdesësh nga dashuria. Kjo është e mundur. E nëse deri tani e kishit vetëm të dëgjuar si ndonjë histori, tashmë është e konfirmuar edhe shkencërisht.

Bëhet fjalë për një studim të kryer nga Universiteti San-Andreus në Skoci, i cili ka marrë në shqyrtim, 58.000 çifte të martuara që nga viti 1991.

Dhe ka vërtetuar se 40% e femrave dhe 26% e meshkujve të cilët humbin partnerin e tyre, vdesin brenda tre viteve të ardhshme.

Por ka edhe më shumë se kaq. Efekti negativ që shkakton të qenit i/e ve, është aq i fortë, sa në disa raste të veçanta, bën që të dy partnerët të vdesin thuajse në të njëjtën kohë.

Saktësisht, 12% e njerëzve kanë vdekur në të njëjtën ditë kur kanë humbur partnerin e tyre.

Në këtë aspekt, ekspertët lëshojnë “alarmin” se kush mbetet i/e ve, duhet patjetër që të ndihmohet dhe merret në mbrojtje, pa u lënë ta pushtojë aspak melankolia.

"Pa marrë parasysh se cili është në fakt shkaku i vdekjes së njërit prej anëtarëve të çiftit, – tha Paul Boyle, i cili udhëhoqi ekipin e hulumtuesve, – ky studim paraqet një provë mjaft të fortë të ekzistencës së efektit vdekjeprurës që sjell humbja e partnerit të dashur”.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit