Transmetuar më 14-12-2012, 20:16

Jessica Blackham nga Greenville, Karolina e Jugut u deklarua fajtore për lëndime të shumta ndaj fëmijës së saj të sapolindur të cilin e lindi në tualet dhe e braktisi aty.

Pastrueset e qendrës tregtare gjetën fëmijët në gropën e banjës ndërsa kishte vetëm kokën mbi ujë, temperatura e tij e trupit ishte ulur ndjeshëm.

Blackham siç raporton noa.al tha në gjykatë se ishte në dijeni të shtatzënisë por se nuk e dinte që kishte lindur dhe se të nesërmen shkoi te mjeku për shkak të gjakosjes së shumtë.

Fatmirësisht fëmija është shëndoshë e mirë duke e kapërcyer situatën e tij kritike, ndërsa nëna e tij deklaroi se heq dorë nga gjithë të drejtat prindërore.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit