Transmetuar më 14-12-2012, 19:54

Elbasan, 14 dhjetor 2012, NOA- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në zonën e njohur si Kongresi i Lushnjes.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për dy persona të armatosur si autorë të sulmit, ndërsa nuk dihet ende sasia e argjendarive të vjedhura.

Sakaq nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, duke vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit