Transmetuar më 14-12-2012, 18:20

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi që Kosova të lejohet të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Ky vendim siç raporton noa.al u morr sot në Tokio të Japonisë ku thuhet se shteti shqiptar i Kosovës do mund të organizojë ndeshje miqësore me gjithë shtetet që bëjnë pjesë në FIFA.

Njoftimi në fjalë është publikuar në faqen zyrtare të FIFA, ku thuhet se sipas vendimit të marrë më 21 maj 2012, lejohen vendet anëtare të FIFA të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare miqësore me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit