Transmetuar më 14-12-2012, 17:43

Breshëri të shtënash u sinjalizuan në një shkollë fillore në Newtown, Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Efektivët e policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje duke evakuuar godinën.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona të armatosur, njëri i vdekur ndërsa tjetri në arrati janë autorët e kësaj ngjarje, ndërsa thuhet se mes viktimave është edhe një fëmijë.

Bilanci paraprak i kësaj ngjarje të rëndë numëron disa të plagosur, ndërsa konfirmohet një fëmijë i vdekur në radhët e fëmijëve të shkollës.

Sakaq një tjetër fëmijë i gjakosur u shoqërua me ambulancë në drejtim të spitalit, nërsa thuhet se edhe një mësuese është plagosur në këmbë.

Situata në zonën pranë shkollës paraqitet tepër kaotike, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit