

Tiranë, 14 dhjetor 2012, NOA- Deputetja demokrate Rajmonda Bulku u shpreh se rekomandimi i Komisionit Europian, rezoluta e Parlamentit Europian për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, menjëherë sapo Kuvendi të miratojë 3 ligjet janë prova konkrete që konfirmojnë mbështetjen e Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Ajo tha se kjo mbështetje duhej të materializohej me dhënien e statusit, por kjo nuk ndodhi sepse Edi Rama nuk i la deputetët të votojnë.
“Dështimi quhet Edi Rama, shqiptarët këtë nuk ja falin. Tani është radha e shqiptarëve që më 23 qershor me votën e tyre të lirë të rrëzojnë Edi Ramën. Shoku Rama koha juaj ka mbaruar mbeten vetëm 190 ditë që iu të paguani faturën më të rëndë. Shqiptarët do të rrëzojnë murin e bllokimit”, deklaroi Bulku.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





