

Një vajzë e re me origjinë nga Maroku denoncoi në polici dhunën dhe abuzimin e pësuar, pasi u rrëmbye dhe u mbyll në një shtëpi në Milano duke u përdhunuar për 3 ditë me radhë.
Vajza u pikas nga një kalimtar në rrugë, ndërsa tregoi se kishte arritur të shpëtonte nga abuzuesi i saj i cili e mbante të burgosur në një apartament, duke e përdhunuar për 3 ditë me radhë.
Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet intensive ndërsa policia u lajmërua nga personi që ndihmoi vajzën, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
E dhunuar ndodhet në gjendje shoku nën kujdesin e mjekëve dhe psikiatërve, për kapërcimin e situatës dhe dhënien e ndihmës për identifikimin e autorit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





