

Turqi, 14 dhjetor 2012, NOA – Konflikti në Siri pritet të marrë përmasa më të mëdha. Për të shmangur ndikimin në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë më shumë trupa ushtarake në Turqi, vend kufitar me Sirinë. Zyrtarë të Pentagonit në SHBA kanë bërë të ditur sot në Turqi janë dërguar 400 ushtarë dhe një numër i konsiderueshëm raketash.
Qëllimi i dërgimit të forcave ushtarake është mbrojtja e kufijve të Turqisë nga sulme të mundshme të ushtrisë siriane. Forcat ushtarake janë zhvendosur nga Afganistani drejt Turqisë gjatë ditës së enjte.
Sipas drejtuesve të Pentagonit raketat janë të modelit “Patriot”. Raketat “Patriot” janë ndër më modernet që përdor ushtria amerikane për mbrojtjen e qyteteve dhe bazave ushtarake. Ato janë të pajisura me radar dhe janë të afta të neutralizojnë në ajër raketat që mund të lëshohen nga kundërshtarët.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





