
Të dhënat po ngarkohen...

Lezhë, 14 dhjetor 2012, NOA – Një ish-efektiv i Forcave Speciale është vënë në pranga në qytetin e Lezhës. Astrit Tafa, 36-vjeç ishte në kërkim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ai është arrestuar në banesën e tij gjatë një operacioni të policisë. Tafa ishte shpallur në kërkim prej pak muajsh. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur disa armë zjarri.
Pesë vite më parë, Tafa është dënuar me një vit burg, pasi u akuzua nga e dashura e tij për mashtrim.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
