
Të dhënat po ngarkohen...


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për Suedinë Murtez Xhema është vrarë të enjten nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.
Lajmi është bërë i ditur nga një mik të viktimës i cili përmes telefonit ka deklaruar për Indeksonline se Murtezi është qëlluar për vdekje dje rreth orës 11:00.
"Unë pashë një person të vdekur dhe të shtrirë në tokë", ka thënë një dëshmitar për gazetën lokale "Helsingsborgs-Dagblad".
50-vjeçari ka qenë veprimtar i dalluar dhe ka punuar shumë për shqiptarët në Suedi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
