Transmetuar më 13-12-2012, 17:08

Agjencia e studimeve hapësinore në SHBA, NASA, ka hedhur poshtë pretendimet për fundin e botës më datën 21 dhjetor 2012, raporton noa.al.

Në një video të postuar nga agjencia, jepen shpjegime se përse në datën 21 dhjetor nuk do të ndodh asgjë.

Kjo gjë duket më së miri dhe në titullin që ka videoja, duke pranuar se ishte përgatitur që të transmetohet një ditë pas datës 21 dhjetor; “Përse Bota nuk mori fund dje”.

Videoja i referohet datës që sipas “profecisë” së fisit Maja bota do të marrë fund. Materiali i NASA-s nis me fjalët; “22 dhjetor 2012. Nëse ju jini duke e parë këtë video, kjo do të thotë një gjë; bota nuk u shkatërrua dje”.

Por edhe pse NASA synon uljen e panikut të njerëzit, sërish komentet që janë bërë në videon e hedhur në YouTube nuk e fshehin frikën.

“Unë mendoj se është një strategji e NASA-s. Pse nuk e hodhën këtë video pas datës 21 dhjetor, por e hodhën para? Domethënë diçka do të ndodhë”, shkruan një komentues në rrjetin YouTube.

Prej disa kohësh NASA i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së datës 21 dhjetor 2012 dhe komenteve për fundin e botës.

Ekspertët e NASA-s shprehen se nuk ekziston asnjë plantë që është drejtuar në Tokë për tu përplasur. Sipas tyre, nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, satelitët dhe teleskopët do ta kishin vënë re shumë kohë më parë. a.k/noa.al

SHIKONI VIDEON: NASA publikon videon për 21 dhjetorin, 9 ditë para

ENGLISH VERSION

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit