

Tiranë, 13 dhjetor 2012, NOA- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu pasditen e sotme ka takuar Kryeprokurorin e ri, Adriatik Llallën.
Ky është takimi i parë që Prokurori i Përgjithshëm zhvillon me ambasadorin amerikan, pas marrjes së detyrës, raporton noa.al.
Në këtë takim, i cili po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se Kryeprokurori ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe ka siguruar se do të punojë për forcimin e institucionit.
Pak ditë më parë, Prokurori i ri i Përgjithshëm është takuar edhe me presidentin Bujar Nishani, i cili e siguroi kreun e akuzës për mbështetjen maksimale në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar.
Prokurori i Përgjithshëm e siguroi Presidentin Nishani se në këtë detyrë do të jetë garant i vlerave më të larta morale dhe integritetit në radhët e prokurorëve dhe të gjithë punonjësve që ushtrojnë funksione të tjera në organin e akuzës, si dhe do të ushtrojë funksionin e lartë me përkushtimin maksimal për ta vënë institucionin e Prokurorisë në shërbim të së mirës më të madhe publike.
vijon…
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





