





Në kohët e sotme, kur kompjuteri dhe telefoni celular janë bërë mjete të punës së përditshme, shumë persona e kanë të vështirë të shkruajnë me shkrim dore.
Por, kjo nuk është problem për një vajzë kineze, e cila shkruan me të dyja duart në të njëjtën kohë, madje edhe në dy gjuhë të ndryshme, raporton noa.al.
Studentja 24-vjeçare Chen Siyuan, ndërsa është duke shkruar me njërën dorë në gjuhën kineze, me dorën tjetër shkruan në gjuhën angleze.
Këtë dhunti të veçantë, vajza e ka zbuluar teksa po përpiqej të zhvillonte detyrat e saj të anglishtes, kur ishte nxënëse në shkollë të mesme në Kinë.
“Kur isha në shkollë të mesme, rastësisht fillova të shkruaja me të dyja duart teksa po përpiqesha të përfundoja detyrat e shtëpisë. Mësuesja ishte kureshtare dhe u përpoq të bënte të njëjtën gjë si mua, por nuk pati sukses”, shprehet vajza.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





