

Strasburg, 13 dhjetor 2012, NOA- Parlamenti Europian pas dy ditësh diskutime miratoi rezolutën për Shqipërinë, përmes së cilës pohohet se vendi ynë e humbi statusin.
Rezoluta e PE-së u miratua dy ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Bashkimin Europian mori vendimin që Shqipërisë t’i jepet statusi në rastin e parë që ajo plotëson detyrimet e mbetura.
Pak momente para votimit të saj në PE u përsëritë edhe njëherë fakti se Shqipëria të tregojë kujdes me deklaratat që shkaktojnë tensione në rajon, në mënyrë që të shmangë tonet që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Në fjalën e tij dy ditë më parë komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle deklaroi se, “Shqipëria duhet të vazhdojë të mbajë ritmin e reformave duke çuar drejt përmbylljes masat e kërkuara në mënyrë që Këshilli të marrë në konsideratë dhënien e statusit të vendit kandidat. Komisioni do të raportojë pranë Këshillit mbi përparimet e bëra sapo politikanët shqiptarët të na e bëjnë të mundur”.
a.y/noa.al
Berisha: S’kemi pretendime territoriale, fqinjët të mirëkuptojnë
Brukseli njeh arritjet e Shqipërisë, por statusin e humbëm sërish
Shqipërisë i refuzohet statusi, BE: Plotësoni 3 kriteret, zgjedhjet test
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





